© 2026 All rights are reserved to AEB / Elis Baba
Projekt-ide për një lagje të re me banesa individuale që do të ndërtohet me fondet e mbledhura nga fondacioni "Albanian Roots" (Rrënjët Shqiptare) për disa prej familjeve më në nevojë të zonës së Ishmit ,Durrës.
Eshtë një lagje me prioritet lëvizjen e këmbësoreve ku automjetet kalojnë në perimetër të zonës së banuar për të garantuar më tepër siguri për fëmijet dhe ulur ndotjen ambjentale në tërësi (ajri, zhurmat) si dhe për të shfrytëzuar më së miri terrenin kodrinor duke realizuar më tepër banesa.
Këto janë dy projektet Tip
Shtëpitë janë menduar në dy variante 2+1 dhe 3+1 për të mundësuar akomodimin e familjeve me madhesi të ndryshme. Banesat do të kenë të njëjtat element arkitekturore të jashtëm , por secila do të ketë një element dallues të fasadës si ngjyra e verandës, për ta bërë unike. Organizimi i planimetrisë është konceptuar i tillë që të ofrojë komfort me hapësira të dedikuara por dhe privatësi nëpërmjet ndarjes së zonës së ditës nga ambientet e fjetjes.