
© 2026 All rights are reserved to AEB / Elis Baba
Sfida kryesore e këtij apartamenti te Rruga e Kavajës ishte planimetria fillestare tejet e thyer dhe prania e shumtë e kolonave në brendësi të hapësirës së banueshme. Kjo strukturë krijonte "xhepa" të shumtë të pashfrytëzueshëm që shpërdoronin sipërfaqen e shtëpisë.

Ky animacion tregon qartë se si kolonat dhe xhepat e pashfrytëzueshëm u kthyen në elemente funksionale (lavanderi, dollapë inkaso), duke i dhënë shtëpisë një rrjedhshmëri që më parë i mungonte.
Përmes një studimi të detajuar në BIM, këto disavantazhe u kthyen në pika kyçe të dizajnit:
Xhepat e "kotë" dhe Kolonat: Hapësirat e thyera në dhomën e gjumit dhe në zonën e ditës u shfrytëzuan për krijimin e dollapëve inkaso (të mureve), duke e bërë mobilimin të duket si pjesë integrale e arkitekturës dhe duke rritur volumin e magazinimit pa ngarkuar dhomën.
Krijimi i Ballkonit të Brendshëm: Meqenëse shtëpia nuk kishte ballkon, një pjesë e hapësirës u thye për të krijuar një ballkon të brendshëm. Këtu u integrua edhe lavanderia (larje/tharje), duke e mbajtur këtë funksion teknik të fshehur, por plotësisht funksional.
Kuzhina "Xhep" dhe Privatesia: Pozicioni i kuzhinës, i mbyllur dhe ngjitur me derën kryesore, u trajtua si një avantazh. Duke përdorur dyer rreshqitëse xhami, krijuam një zonë gatimi që mund të izolohet plotësisht (për aroma apo privatësi), por që vizualisht mbetet e lidhur me sallonin.
Në galerinë e mëposhtme, kemi zgjedhur të paraqesim rrugëtimin e plotë të këtij apartamenti, duke ballafaquar fotografitë e realizimit final me pamjet e projektit (renderat).
Përdorimi i teknologjisë BIM gjatë fazës së projektimit na ka lejuar që çdo detaj teknik, nga mobilimi inkaso e deri te sistemet e ndriçimit, të ekzekutohet me saktësi maksimale. Ky krahasim dëshmon angazhimin tonë për t'i dorëzuar klientit ekzaktesisht atë që kemi premtuar në letër, duke shmangur çdo improvizim në kantier.
Në këtë hapësirë open-space, sfida kryesore ishte prania e trarëve dhe kolonave që fragmentonin lartësinë dhe thyenin rrjedhshmërinë e ambientit. Kemi aplikuar një zgjidhje inteligjente duke i ndërthurur trarët organikisht brenda dizajnit të tavanit.
Përmes formave gjeometrike dhe ndriçimit të fshehur LED, trari është transformuar nga një pengesë vizuale në një element arkitektonik që pasuron identitetin e ambientit. Kjo kornizë strukturore harmonizohet me boiserie-t moderne, duke krijuar një atmosferë kohente, luksoze dhe plotësisht funksionale
















Shfrytëzimi i 'xhepit' të planimetrisë për të krijuar një kuzhinë që ofron privatësi të plotë përmes dyerve të xhamit, pa humbur ndriçimin natyral që vjen nga salloni










Në dhomën kryesore, sfida më e madhe ishte prania e kolonave që dominonin pamjen e brendshme dhe fragmentonin hapësirën. Përmes një projektimi inteligjent, kemi arritur t'i 'zhdukim' këto elemente strukturore duke i integruar plotësisht brenda një sistemi dollapësh inkaso (në mur). Kjo zgjidhje jo vetëm që eliminon pengesat vizuale, por krijon një sipërfaqe lineare dhe të pastër që rrit ndjesinë e hapësirës.
Gjithashtu, mungesa e një ballkoni u zgjidh përmes krijimit të një hapësirë të brendshme që shërben si zonë teknike. Ky 'ballkon' i integruar ofron mundësinë për tharje natyrale të rrobave dhe një zonë të dedikuar për hekurosje. Për të ruajtur rregullin, kemi parashikuar hapësira të fshehura për pajisjet e mirëmbajtjes (fshesë korrenti, hekur), duke e mbajtur dhomën e gjumit një oaz qetësie dhe estetike.


















Në këtë ambient, sfidën e planimetrisë së thyer e kemi kthyer në një mundësi për të krijuar një dhomë me dy funksione. Duke shfrytëzuar 'xhepat' e krijuar nga kolonat, kemi integruar një kënd pune (home office) që ofron privatësi dhe qetësi, pa sakrifikuar hapësirën qendrore të dhomës.
Përdorimi i pasqyrave me përmasa të mëdha dhe ndriçimi i fshehur LED në tavan krijojnë një ndjesi lineariteti që 'korrigjon' vizualisht thyerjet e mureve. Ky ambient shërben si një zyrë elegante gjatë ditës dhe si një dhomë miqsh komode, duke dëshmuar se si një projektim i mirëmenduar BIM mund të nxjerrë vlerë maksimale edhe nga këndet më të vështira






Sfida e vërtetë në këtë tualet ishte ndërthurja e të gjitha funksioneve në një sipërfaqe mjaft të limituar, pa sakrifikuar ndjesinë e hapësirës. Kemi eliminuar efektin shtypës që krijonte trau mbi zonën e dushit duke e integruar atë në arkitekturën e tavanit.
Për një organizim perfekt, brenda mobiljes së tualetit kemi fshehur lavatriçen dhe tharësen e rrobave, duke ruajtur kështu estetikën e pastër të stilit Terrazzo. Çdo element është koordinuar përmes projektimit BIM, duke transformuar një hapësirë të vogël në një ambient elitare dhe plotësisht funksional.






Ridizajnoni jetesën tuaj. Krijo një hapësirë që tregon historinë tënde